Ndryshon më në fund skena e motit, «ndalojnë» shirat dhe moti fillon të «përshtatet» me sezonin. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë – 11 Korrik 2018 – priten shira lokale të përkohshme dhe stuhi të izoluara në Epir dhe në Egje.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 33°C dhe në zonat e saj bregdetare do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 19°C deri në 31°C.