Temperatura vazhdon të ngrihet në të gjithë vendin, për të na kujtuar se jemi në sezonin e verës. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Enjte – 12 Korrik 2018 – moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Vransira të përkohshme do të ketë në mesditë e në pasdite në zonat e Epirit. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes në rajonet perëndimore, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në pjesën jugore, lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 2 deri në 3 ballë dhe në detin Jon në drejtimin perëndimor e veriperëndimor nga 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 34°C dhe në zonat e saj bregdetare do të jetë nga 2°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 32°C.