Me shira edhe sot moti në vendin tonë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte – 27 Korrik 2018 – vazhdon moti i paqëndrueshëm në shumë rajone të vendit. Parashikohen vransira me shira lokale dhe kryesisht në mesditë e pasdite do të ketë stuhi sporadike, të cilat në rajonet kontinentale, Sporades dhe në Egjeun verior do të jenë lokalisht të forta.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe në pjesën jugore në drejtimin perëndimor deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 30°C dhe në zonat e saj bregdetare do të jetë nga 3°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 21C deri në 28°C.