Me shira dhe me stuhi lokale fillon kjo javë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Hënë – 30 Korrik 2018 – parashikohen vransira të pakta, në vijim më të forta me shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në mesditë e pasdite. Këto fenomene ka mundësi të jenë më të forta në Maqedoninë lindore, Thrakë, Greqinë perëndimore e Qendrore si dhe në Peloponezin lindor. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël në rajonet perëndimore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 33°C dhe në zonat e saj bregdetare do të jetë nga 3°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 21C deri në 32°C.