Stuhitë lokale dhe era e fortë janë në «menunë» e motit sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte – 3 Gusht 2018 – parashikohen stuhi në Maqedoninë perëndimore dhe qendrore, në Thesali, Epir dhe ka mundësi në mëngjes në Sporade. Gjithashtu, në mesditë e pasdite priten stuhi lokale të fuqishme në Greqinë perëndimore e qendrore si dhe në Peloponez.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 6 ballë dhe gradualisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 33°C dhe në zonat e saj lindore do të jetë nga 3°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 21C deri në 32°C.