Me temperatura të larta, stuhi dhe lagështirë të madhe fillon kjo javë. Më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Hënë – 3 Shtator 2018 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Shira lokale do të shënohen në mesditë e pasdite në Maqedoni dhe stuhi të izoluara në rajonet perëndimore, ndërsa temperatura nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimore e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 35°C dhe në zonat lindore të saj do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 21°C deri në 34°C.