Vapa dhe rritja e lagështisë janë në «menunë» e motit për sot. Më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Martë – 4 Shtator 2018 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë, por dhe shira lokale në mesditë e pasdite.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë dhe lokalisht në pjesën jugore deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 36°C dhe në zonat lindore të saj do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 19°C deri në 33°C.