Me shira lokale dhe me ulje të temperaturës vazhdon kjo javë. Më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Mërkurë – 5 Shtator 2018 – parashikohen në pjesën veriore të vendit shira lokale dhe stuhi të izoluara kryesisht në mesditë e pasdite në Maqedoninë lindore e në Thrakë. Temperatura do të shënojë një rënie të vogël, kryesisht në rajonet veriore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë dhe lokalisht në pjesën jugore deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe gradualisht në jug deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 35°C dhe në zonat lindore të saj do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 31°C.