Java vazhdon me një rënie të vogël të temperaturës dhe shira lokale. Më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Enjte – 6 Shtator 2018 – në Halkidiki, Sporades dhe Evoia do të ketë vransira me shira lokale por ka mundësi edhe stuhi të izoluara në mesditë. Në rajonet e tjera të vendit do të ketë vransira, të cilat gradualisht do të dendësohen dhe në mesditë e pasdite do të ketë shira lokale, kryesisht në zonat malore të Epirit. Temperatura do të shënojë një rënie të vogël, kryesisht në rajonet lindore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë dhe lokalisht në pjesën jugore deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në jug lokalisht 6 deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 24°C deri në 32°C dhe në zonat lindore të saj do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 30°C.