Përpjekje të mëdha bëhen për gjetjen e të mbijetuarve dhe identifikimin e viktimave nga zjarret katastrofike në Attikë, në një nga tragjeditë më të mëdha kombëtare që po jeton vendi pas luftës.

Të paktën 76 njerëz kanë humbur jetën e tyre, 187 janë të plagosur, 10 në gjendje të rëndë në spital dhe i panjohur numri i personave të zhdukur. Ky është bilanci zyrtar deri më tani nga zjarri katastrofik në Attikë.

Hetimet vazhdojnë dhe shërbimi zjarrfikës ju bën thirrje qytetarëve të deklarojnë të dhënat e të afërmve të tyre, të cilët nuk mund t’i gjejnë, duke kontaktuar në telefonin me numër 199.

Ndërkohë, policia në mesnatë hetoi pesë persona të dyshimtë në Néo Voutzá, ndërsa Prokurorja e Gjykatës së lartë dha urdhër të bëhen hetime për shkaqet e shpërthimit të zjarrit vdekjeprurës.

Qindra shtëpi dhe makina janë të djegura, të mëdha janë dëmet në rrjetet e infrastrukturës, por shumë e madhe është dhe katastrofa ekologjike në Attikën Lindore e Perëndimore.

Vazhdon zjarri në Agíous Theodórous, ndërsa në Attikën Lindore ka disa vatra zjarri të shpërndara.