Sipas burimeve të policisë, anëtarë të organizatës DHKP-C (Partia – Fronti Revolucionar Popullor Çlirimtar) që vepron në Turqi, dyshohet se janë të nëntë shtetasit turq (tetë burra dhe një grua), të cilët u arrestuan pas një operacioni të koordinuar të Shërbimit Antiterrorist të Martën 28 Nëntor në tre apartamente në Athinë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës e Maqedonisë, ky grup dyshohet se ka lidhje me një çështje të mëparshme të transportimit të armëve me një skaf, që ishte zbuluar në ishullin Hío në vitin 2013.

Autoritetet e policisë greke përqëndrojnë vëmëndjen e tyre në materialet e përdorura për prodhimin e bombave, që janë gjetur deri më tani në apartamentet ku ata banonin dhe bëhen kërkime për qëllimin e tyre. Bëhet fjalë për detonatorë, bateri, orë me dinamit dhe materiale të tjera, që përdoren për prodhimin e pajisjeve të thjeshta shpërthyese.