Ministri i Jashtëm grek, Níkos Kotziás viziton sot Bukureshtin, për të marrë pjesë në takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm të Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Kjo iniciativë është pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës për bashkëpunimin ndërkombëtar, që ka ndërmarrë diplomacia greke gjatë tre viteve të fundit.

Takimi i sotëm trepalësh synon në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Bullgarinë dhe Rumaninë, partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë në NATO dhe BE, pasi të tre vendet kanë pikëpamje të ngjashme lidhur me respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare, pacenueshmërinë e Traktateve ndërkombëtare dhe pajtueshmërinë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke treguar një vullnet të qëndrueshëm për forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit me të gjitha shtetet fqinje.