Sipas një studimi të Institutit të Energjisë të Evropës Juglindore (IENE) parashikohet të bëhen në Greqi gjatë periudhës 2016 – 2025 investime nga 23,3 deri në 30,2 miliard euro për termocentralet, burimet e ripërtërishme dhe kërkimet për hidrokarburet.

Në përgjithësi, në 13 vendet e rajonit që shqyrtohen (Ballkani Perëndimor, Rumania, Bullgaria, Greqia, Qipro dhe Turqia) parashikohet që investimet të jenë rreth 300 miliardë euro.

Studimi parashikon se kërkesa për energji në Evropën Juglindore deri në vitin 2050 do të katërfishohet, në 219 milion ton naftë në vitin 2050 nga 59 milion ton naftë në vitin 2015.

Në sektorin e energjisë elektrike vihet në dukje në studim, promovimi i ndërlidhjeve ndërkombëtare midis Italisë, Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë është një prioritet për integrimin e tregut të energjisë elektrike në rajon.

Gjithashtu, në studim vihet re një ngurrim i vendeve, për të ndaluar prodhimin e energjisë nga qymyri / linjiti për arsye të sigurisë së furnizimit dhe kostos, pavarësisht politikës mjedisore të BE-së për «dekarbonizimin» e ekonomisë.