Në Londër ndodhet kryeministri Aleksis Tsipras, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Lartë të Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në kuadrin e të ashtuquajturit «Procesi i Berlinit», një iniciativë që nisi në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Është hera e parë, që një kryeministër grek është i ftuar të marrë pjesë në këtë Samit.

«Procesi i Berlinit» është një forum i rëndësishëm, ku diskutohen projektet e ndërlidhjes mes shteteve, infrastrukturave në sektorin e energjisë dhe transporteve dhe bashkëpunimi i të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Anëtarët e tij janë Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, si dhe disa shtete anëtare të BE-së me ndikim të rëndësishëm në rajon, të tilla si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia dhe tashmë edhe Greqia.

Në samitin e Londrës do të marrin pjesë gjithashtu dhe krerët e Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Zyrës Rajonale për bashkëpunimin e brezit të ri.