Në seancën plenare të Parlamentit Evropian që do të zhvillohet nga data 16 deri më 19 Prill, do të diskutohet çështja e mbajtjes së dy ushtarakëve grekë në burgun e Adrianoúpolit në Turqi.

Propozimet përkatëse u paraqitën nga grupet e së Majtës në Parlamentin Evropian dhe Partisë Popullore Evropiane. Grupet e tjera politike ranë dakord me propozimin e dy grupeve të Parlamentit Europian.

Debati titullohet «Shkelja e të drejtave të njeriut dhe shteti i së drejtës në rastin e dy ushtarakëve grekë, që u arrestuan dhe mbahen në burgun e Adrianoúpolit në Turqi».

Duke u referuar në këtë çështje, zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian dhe kreu i grupit te SYRIZA-s në Parlamentin Evropian, Dimítris Papadimoúlis tha: «Ne vazhdojmë përpjekjen për ndërkombëtarizimin e çështjes si dhe presionin ndaj autoriteteve turke, në mënyrë që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare».