Me ritme intensive vazhdojnë përpjekjet e anijeve kundër ndotjes së deteve, për të përballuar derdhjen e naftës në zonën detare të Salamínas, pas mbytjes të Dielën e kaluar, të anijes së vogël cisternë të ankoruar «AGIA ZONI II», ndërkohë që një pjesë e kësaj nafte ka arritur deri në zonën detare të Pireut, për shkak të erës së fortë.

Zyrtarë të Autoritetit Portual raportuan se ndotja do të trajtohet në mënyrë të kënaqshme në të gjitha nivelet.

Në një deklaratë të tij, ministri i Marinës Detare dhe Politikës Ishullore, Panagiótis Kurumblís theksoi se nuk ka më rrezik për rrjedhje të mëtejshme nga anija cisternë.

«Zona ka vdekur», deklaroi në mënyrë karakteristike në Agjencinë e Lajmeve të Athinës dhe Maqedonisë, kryebashkiakja e Salamínas, Isidóra Nánnu-Papathanasíu, duke theksuar se autoritetet lokale do të vazhdojnë me të gjitha veprimet ligjore, në mënyrë që të jepen përgjegjësitë, aty ku duhet, por edhe që të jepen dëmshpërblime për rehabilitimin mjedisor dhe për banorët në zonën e prekur nga ndotja.