Koncerte verore – SummERTime 2018.

Radio Televizioni publik grek ERT këtë verë na fton në një udhëtim unik muzikor nga … kopshti i Pallatit Zappeíos deri në kopshtin e bukur të ERT-it në Agia Paraskevi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Duke filluar nga data 18 Korrik e deri në datën 1 Gusht 2018, ata që do të jenë në Athinë, do të kenë mundësinë të shijojnë falas 15 koncerte, kushtuar muzikës dhe këngës greke.

Më shumë se 500 artistë – muzikantë dhe interpretues të vjetër e të rinj – do të na japin mbrëmje të paharrueshme, me muzikë dhe këngë nga çdo cep i Greqisë, nga Thraka e deri në Kretë dhe nga Epiri deri në Dodekanez.

Të gjitha koncertet do të transmetohen direkt nga televizioni publik ERT2, Radio publike 2, 19 radiot Rajonale të ERT-it në çdo cep të vendit, si dhe nga Zëri i Greqisë (Foní tis Elládas) dhe Web TV i ERT-it në të gjithë botën dhe hyrja për publikun është falas.

Në të njëjtën kohë dhe miqtë tanë të vegjël do të gëzohen për herë të parë me një festival të tyre, ku përfshihen shfaqje nga teatri i kukullave, këngë dhe përralla.

Koncertet verore «Nga Záppeio në kopshtin e ERT-it» fillojnë sot në orën 21:00 në mbrëmje në Záppeio me një koncert të titulluar «Një natë në Záppeio».

Giórgis Christodoúlou dhe bashkëpunëtorët e tij do të prezantojnë «Attík sto Parísi», por dhe këngë të periudhës midis dy luftrave. Më pas grupi «1,2,3 Swing» do të interpretojë suksese të muzikës klasike swing/jazz/latin.

Ju presim!!!!!!!!!!!!!!