Ministri i Jashtëm, Níkos Kotziás gjatë takimit që do të ketë sot në Beograd me homologun e tij dhe zëvendës kryeministër i Serbisë Ivica Dačić, do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në rajon si dhe perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor.

Z. Kotziás më pas do të shkojë në Ohër, ku nesër do të ketë një takim të rëndësishëm me homologun e tij, Nikola Dimitrov për çështjen e emrit të vendit fqinj.

Kreu i diplomacisë greke ka shprehur shpresën se ky takim me z.Dimitrov do të jetë hapi i madh përpara për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Turneu ballkanik i ministrit të Jashtëm të Greqisë do të përfundojë me vizitën e tij në Kosovë.