Ministri i Jashtëm, Níkos Kotziás fillon nga sot një vizitë në Kosovë dhe Beograd, para takimit të tij të ri që do të ketë në Ohër, më 12 Prill, me homologun e tij të Shkupit, Nikola Dimitrov.

Z.Kotziás ka shprehur shpresën se ky takim me z.Dimitrov do të jetë hapi i madh përpara për zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit fqinj. Nëse do të ketë progres, mund të fillojnë diskutime në nivel të lartë midis kryeministrit Aleksi Tsipra dhe homologut të tij, Zoran Zaev.

Në një intervistë me revistën gjermane Der Spiegel, ministri i Jashtëm Níkos Kotziás shprehu shpresën, se edhe pse çështje «të ndjeshme» si identiteti dhe kultura ndajnë Athinën dhe Shkupin, të dyja palët mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me «guxim», duke vënë në dukje, se pikërisht kjo përpjekje bëhet tani.