Ministri i Punëve të Jashtme Níkos Kotziás shkon sot në Smýrni (Izmir) për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, në ndërtesën e rindërtuar private Kapetanáki.

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Përurimi i Konsullatës Greke bëhet vetëm pak javë pas lirimit të dy ushtarakëve grekë, të cilët ishin arrestuar dhe mbaheshin në burgun e Andrianupolit nga muaji Mars i vitit 2018 pa asnjë akuzë. Për këtë arsye ishte pezulluar dhe ceremonia e përurimit të Konsullatës, e cila ishte planifikuar të bëhej më 2 Mars.

Ndërtesa Kapetanáki ndodhet në molon e Smýrnit dhe është një pikë e referimit historik të Helenizmit. Është një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, që shpëtoi gjatë katastrofës të Azisë së Vogël.