Shkaqet e rrëzimit të avionit Mirage 2000-5 që çuan në vdekjen tragjike të pilotit 34 vjeçar, po hetojnë ekspertët e Aviacionit Luftarak.

Zi tre ditore u shpall në Forcat e Armatosura, ndërsa flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë në të gjitha repartet ushtarake të vendit.

Giórgos Baltadóros, një pilot me përvojë i avionit modern, që u rrëzua 9 milie detare në veri-lindje të ishullit Skýro, baba i dy fëmijëve, nuk arriti të raportojë asgjë në kullën e kontrollit në Skýro, për gjëndjen e avionit ose për rrugën e fluturimit të avionit.

Ngushëllimet e tyre të ngrohta për vdekjen e pilotit shprehën udhëheqja politike dhe shtetërore e vendit.

Ndërkohë, kryeministri turk Binali Yıldırım kishte një komunikim telefonik me kryeministrin Aleksi Tsipra, për të shprehur ngushëlllimet e tij dhe të presidetit Recep Tayyip Erdoğan për vdekjen e pilotit grek dhe ranë dakord të forcojnë dialogun e dy vendeve në të ardhmen.