Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Fesë, nxënësit grekë fituan Çmimin e parë në konkursin Ndërkombëtar për videon «The Quark show», që ata krijuan në kuadrin e programit CERN.

Pyetja ishte: Si do të ishte një dialog midis …grimcave;

Nxënësit e shkolllës së 2-të dhe të 6-të të shkollës fillore të Artémidos, jo vetëm iu përgjigjën kësaj pyetjeje, duke krijuar një video me titullin «The Quark show» në kuadrin e programit CERN, por dhe arritën të fitojnë Çmimin e Parë të Konkursit Ndërkombëtar Particles4U të Rrjetit International Particle Physics Outreach Group (IPPOG), në kategorinë e shkollave fillore.

Në të njëjtën kohë dhe mësuesja, Ouranía Lámbou u nderua me një çmim të veçantë për punën e saj të shkëlqyer me nxënësit e Shkollës së 2-të, 6-të dhe të 4-të fillore të Artémidos.

Nxënësit nën drejtimin dhe mbështetjen e mësueses së tyre, morën pjesë në programin «Playing with protons», i cili organizohet nga eksperimenti Compact Muon Solenoid (CMS) në Agjencinë Evropiane të Fizikës Bërthamore (CERN) dhe krijuan videon edukative «The Quark show».

Ata kombinuan humorin me grimcat elementare dhe imagjinuan një dialog midis grimcave, që në thelb shpjegon, pse nuk është asgjë e rastësishme në natyrë.

Me këtë video ata vendosën të marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të IPPOG dhe arritën të klasifikohen në vendin e parë midis 77 pjesëmarrësve nga 15 vende të botës (Austria, Bullgaria, Brazili, Franca, Greqia, SHBA, Japonia, Irani, Spanja, Italia, Kolumbia, Afrika e Jugut, Polonia, Sllovakia dhe Filipinet).

«Ne u përpoqëm me fëmijët, që të shpalosim të gjitha aspektet e krijimtarisë, që të asimilohet më mirë Fizika e Grimcave dhe sidomos që fëmijët të dashurojnë lëndën e Fizikës, i cili është dhe qëllimi i programit», tha mësuesja Ouranía Lámbou, në ceremoninë e dhënies së çmimit si për atë dhe për nxënësit.