Qeveria duke pasur si prioritet kryesor shtetin social dhe zhvillimin ekonomik në aspektin e drejtësisë sociale përparon planin e saj politik për periudhën pas memorandumeve.

Prioritet në agjendën e qeverisë është rregullimi i marrëdhënieve të punës, duke filluar me rivendosjen e kontratave kolektive të punës dhe rritjen e pagës minimale.

Zëvendës kryeministri dhe ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Giánnis Dragasákis, në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve të Athinës dhe Maqedonisë, thekson se qëllimi i qeverisë është përmirësimi i jetës së përditshme të qytetarëve përmest një strategjie të re të zhvillimit.

Z.Dragasákis përsëriti se realizimi i këtij objektivi nuk është i pajtueshëm me masa të tilla si shkurtimi i pensioneve.