Sipas raportit Fiscal Monitor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, këtë vit Greqia do të regjistrojë një suficit primar prej 1,7% të PBB-së, afër objektivit për 1,75%, por në vitin 2018 nuk do të arrijë objektivin për 3,5%, pasi teprica do të jetë në nivelin 2,2% të PBB-së.

Gjithashtu, FMN-ja parashikon se Greqia do të jetë në gjendje të arrijë suficitet primare të parashikuara të nivelit 3,5% të PBB-së për periudhën 2019-2022.