Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Giórgos Stathákis gjatë fjalimit të tij në një aktivitet të Autoritetit Rregullator të Energjisë, në kuadrin e Ekspozitës së 82-të Ndërkombëtare të Selanikut, theksoi se deri në pranverën e vitit 2018 do të paraqitet në BE, planifikimi afatgjatë i energjisë së vendit.

Z.Stathákis shtoi se tashmë përparon ristrukturimi i përzierjes së energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet pjesa e linjitit në të.

Ministri tha se në kuadrin e këtij ristrukturimi janë miratuar projekte të energjisë së rinovueshme me vlerë 2 miliardë euro, ndërsa që të reduktohet pjesa e linjitit në përzierjen e energjisë, do të bëhet zëvendësimi i pjesshëm i tij me gaz natyror.

Kjo zgjidhje bazohet në disa projekte të rëndësishme që janë në zhvillim, siç është ndërtimi i gazsjellësit TAP, tubacionet e ndërlidhjes midis Greqisë – Bullgarisë dhe Serbisë – Bullgarisë si dhe stacioni lundrues i gazit natyror të lëngshëm në Aleksandrúpoli.