Revizionimin e rregullave për aktivizimin e Fondit të Solidaritetit kërkuan eurodeputetë grekë dhe të huaj gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian, që u zhvillua në datën 29 Nëntor.

Kështu, Komisioni Evropian do të mund të kontribuojë menjëherë dhe efektivisht në trajtimin e katastrofës natyrore për shkak të përmbytjes që preku Attikën Perëndimore para disa ditësh.

Sipas rregullave që janë në fuqi, për të marrë ndihmë ekonomike një zonë, dëmet e shkaktuara duhet të kalojnë 1,5% të PBB-së së rajonit ku i përkasin, gjë që nuk ndodh në rastin konkret.

Komisionerja për Politikën Rajonale, Corina Creţu theksoi se Komisioni Evropian është angazhuar për të dhënë ndihmë «me çdo mënyrë të mundshme» dhe shtoi se është i hapur në modifikimin e programeve të kohezionit, në mënyrë që të riorientohen fondet evropiane për investime publike dhe rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik në rajonet që u përmbytën.