Sot është 43 vjetori i rivendosjes së Demokracisë në vendin tonë.

Me rastin e këtij përvjetori, Presidenti i Republikës Prokópis Pavlópulos, sonte në orën 20:00 si çdo vit, do të shtrojë një banket në Pallatin Presidencial, në të cilin do të marrin pjesë liderët e partive politike.

Ndërkohë, sot në mëngjes, kreu i shtetit vendosi një kurorë në bustin e Spýro Mustaklí, në parkun Eleftherías, e një luftëtari të rëndësishëm kundër diktaturës, i cili është torturuar gjatë periudhës së juntës ushtarake.