Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike Pierre Moscovici, i cili bën një vizitë dy-ditore në Athinë, në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve të Athinës dhe Maqedonisë deklaroi kategorikisht se «nuk do të ketë memorandume të tjera» për Greqinë.

Gjithashtu, z.Moscovici tha se tashmë procesi i lehtësimit të borxhit ka filluar.

Pierre Moscovici karakterizoi si shenjë të mirë përfundimin e vlerësimit të tretë dhe shtoi se «kemi çdo arsye të shpresojmë dhe të presim, që vlerësimi përfundimtar do të vazhdojë gjithashtu normalisht».

Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike Pierre Moscovici, shpreh dëshirën e tij, që Greqia të bëhet pas programit «një vend normal evropian» dhe dërgon mesazhin e tij personal për popullin grek, se «tani është momenti, për një përpjekje përfundimtare, që të përfundojë me sukses programi dhe të kthehemi në një të ardhme më të qetë e më të ndritshme».