Pas tragjedisë kombëtare me zjarret katastrofike në Attikë, qeveria kërkon mënyra për të mbrojtur shtetin në nivel ligjor, operativ dhe shkencor.

Njohuritë shkencore dhe përvojën për përballimin e fatkeqësive natyrore kërkoi kryeministri Aleksis Tsipras në takimin që kishte me profesorin e Fizikës së Atmosferës, Chrísto Zerefó dhe profesorin e Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthýmio Lékka.

«Të forcojmë në mënyrë të përshtatshme mekanizmin e parandalimit dhe mbrojtjes nga fenomenet natyrore, që të mos jetojmë kurrë tragjedi të ngjashme. Dy tragjeditë e mëdha në Mándra dhe Máti, le të jenë shkaku për ndryshime të rëndësishme», theksoi kreu i qeverisë.

«Jemi në fazën e destabilizimit të klimës dhe duhet të jemi gati për gjithçka. Sot po përjetojmë pasojat e ndërhyrjes njerëzore. Fenomenet e jashtëzakonshme janë tashmë më të shpeshta», tha në programin e radios publike «Zëri i Greqisë», akademiku Chrísto Zerefós.

«Diskutuam perspektivën e krijimit të një Sistemi Kombëtar për përballimin e fatkeqësive Natyrore, në mënyrë që të kemi më pak viktima dhe katastrofa, në një vend që në vitet e ardhshme do të përjetojmë fenomene natyrore më të forta», tha në televizionin publik ERT, Efthýmios Lékkas.