Asgjë dhe askush nuk do të harrohet, mesazhoi kryeministri Aleksis Tsipras, duke shpallur tre ditë zi kombëtare për tragjedinë e madhe.

Në masat e para të qeverisë janë dhënia e ndihmës së jashtëzakonshme ekonomike prej 20 milionë euro dhe lehtësimi i taksave për të ata që u dëmtuan nga zjarret. Në të njëjtën kohë është vendosur të krijohet një llogari e veçantë me pjesëmarrjen e shtetit dhe individëve për rehabilitimin e dëmeve dhe mbështetjen e viktimave.

Në zonat që u dëmtuan nga zjarri ndodhen inxhinierë të Ministrinë së Infrastrukturës, psikologë dhe nënpunës të seksionit social.

Në të njëjtën kohë, i shpejtë dhe i madh ishte reagimi i njerëzve dhe solidariteti i tyre, duke ofruar gjak, ilaçe, materiale të nevojave të para si dhe veshje.

Mesazhe masive të solidaritetit në Greqi për tragjedinë e pallogaritur që shkaktuan zjarret katastrofike në Attikën lindore, dërguan komuniteti ndërkombëtar, institucionet evropiane dhe Diaspora greke.