Vazhdojnë kontaktet e qeverisë me krerët e institucioneve, ku të dy palët shpresojnë për arritjen e një marrëveshje në nivel teknik deri në fundjavën e ardhshme.

Çështjet e vlerësimit dhe lëvizshmërisë në Administratën Publike do të diskutohen në takimin që do të kenë sot ministrja për Riorganizimin Administrativ, Ólga Gerovasíli dhe huadhënësit.

Ministri i Energjisë, Giórgos Stathákis deklaroi dje se në datën 30 Nëntor pritet të mbyllet dhe zyrtarisht marrëveshja me institucionet për shitjen e njësive të linjitit të Koorporatës Elektroenergjitike (DEH) në Megalópoli dhe Melíti, duke shtuar se marrëveshja siguron vendet e punës.