Pavarësisht nga deklaratat fillestare të autoriteteve, për shkak të erërave në drejtimin perëndimor që fryjnë në Gjirin e Saronikós, derdhja e naftës që ishte krijuar në bregdetin lindor të Salaminës, tashmë ka arritur deri në Glyfáda.

Anijet kundër ndotjes në mënyrë intensive vazhdojnë të veprojnë në zonë, me mbështetjen e një anije të Komisionit Evropian për Sigurinë dhe Mjedisin, që mbërriti në Greqi për të ndihmuar në përpjekjet e autoriteteve.

Zëvendës prefekti i Pireut, Giórgos Gavrílis tha se është një nga ngjarjet më të mëdha në vitet e fundit, duke deklaruar se «nuk janë ende të dukshme shkaqet e fundosjes së anijes-cisternë «AGIA ZONI II», e cila kishte 2.500 ton naftë. Dhe ato nuk janë të dukshme, pasi nuk ka ndodhur ndonjë përplasje ose nuk ka pasur stuhi të fortë në det. Përhapja e ndotjes bëhet me një shpejtësi, që po na shqetëson».

Anija është zhytur në rreth 30 metra dhe në orët e ardhshme pritet të fillojë nxjerrja e përsosur e naftës nga anija-cesternë e fundosur.