Sipas një studimi të Bankës së Greqisë, vlera mesatare e pasurisë neto e familjeve gjatë periudhës së krizës 2009 – 2014 ka rënë rreth 40% dhe kryesisht nga rënia e vlerës së pasurisë të patundshme dhe së dyti nga rënia e depozitave.

Qëllimi i këtij studimi është që të tregojë se sa kriza ka ndikuar në gjendjen ekonomike të familjeve greke në një nivel të vogël ekonomik në periudhën 2009 – 2014, thekson Banka e Greqisë në Buletinin e saj Ekonomik.

Të ardhurat mesatare vjetore të familjeve kanë rënë rreth 26% në periudhën 2009 – 2014, që në kombinim me rritjen e tatimit, çoi në një reduktim të ndjeshëm të konsumit rreth 27%.

Së fundi, përqindja e familjeve që kanë deklaruar se shpenzimet e tyre janë më të ulëta se të ardhurat e tyre ka rënë nga 21,9% në vitin 2009 në 13,5% në vitin 2014, sipas studimit të Bankës së Greqisë.