Ekonomia greke shënoi një rritje të vogël rreth 0,1% në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e tretë, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara në datën 7 Mars.

Në të njëjtën periudhë, PBB-ja në Eurozonë dhe BE u rrit rreth 0,6%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, në Greqi, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit rreth 1,9%, krahasuar me një rritje prej 2,7% në Eurozonë dhe 2,6% në BE.

Shtetet anëtare që shënuan ritmin më të lartë të rritjes në tremujorin e katërt të vitit 2017 janë: Estonia (2,2%), Sllovenia (2%) dhe Lituania (1,4%). Në të kundërt, rritja më e ulët e PBB-së u regjistrua në Greqi e në Kroaci (0,1%), në Itali e Letoni (0,3%).

PBB-ja në vitin 2017 në Eurozonë u rrit rreth 2,3%, duke shënuar një nga nivelet më të larta të rritjes në dekadën e fundit. PBB-ja në vitin 2017 në Bashkimin Evropian u rrit rreth 2,4% krahasuar me rritjen rreth 2% në vitin 2016. Rritja e ekonomisë greke ishte në nivelin 1,4%.