Sipas të dhënave që publikoi Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT), një rritje prej 2,3% shënoi Produkti Bruto i Brendshëm grek (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti në bazë vjetore.

Këto të dhëna tregojnë se kjo rritje e ekonomisë greke është kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve e kombinuar me rënien e importeve.

Në mënyrë të veçantë, duke krahasuar tremujorin e parë të vitit 2018 me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shpenzimet totale të konsumit treguan një rënie 0,3%, ndërsa investimet private shënuan një rënie rreth 10,4%.

Rritje 7,6% shënuan eksportet e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa importet shënuan një rënie prej 2,8%.

Gjithashtu, është vërejtur se Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT) ka ruajtur të pandryshuar rritjen e PBB-së për vitin 2017, e cila ishte 1,4 %.