Një sallë me emrin «Kostantínos Micotákis» ka tashmë Parlamenti Evropian, pas ceremonisë për dhënien e emrit të tij që u zhvillua në 30 Nëntor në selinë e këtij Parlamenti.

Gjatë ceremonisë, Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber folën për veprën politike të Kostantínos Micotákis si dhe për kontributin e tij për Bashkimin Evropian.

Z.Tajani bëri dhe zbulimin e pllakës prej mermeri, që tashmë zbukuron hyrjen e sallës «Kostantínos Micotákis» në të cilën shkruhen fragmente nga veprat e Palamas, Hugo dhe Goethe, të cilat i adhuronte ish kryeministri grek.

Në ceremoninë e posaçme ishte i pranishëm dhe kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Micotakis.