Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas përfundimit të kontakteve të tij në Shkup me udhëheqjen e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ndodhet sot në Athinë, ku do të takohet me kryeministrin, Aleksi Cipra.

Burime të NATO-s raportuan se z.Stoltenberg do të informojë kryeministrin grek për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, i cili filloi pas ftesës që i bëri NATO më 12 Korrik 2018.

Të Premten, kreu i Aleancës do të largohet nga Greqia.