Me urdhër të kryeministrit Aleksi Tsipra dorëzohet sot në parlament, dosja për çështjen e kompanisë farmaceutike Novartis.

Sipas informacioneve, në këtë skandal thuhet se janë të përfshirë tetë ish ministra dhe dy ish kryeministra (në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015).

Hetimi i prokurorisë për praktikat e kompanisë farmaceutike në mënyrë që të mbizotërojë në tregun e barnave, duket se zbuloi përfshirjen e 10 personave politikanë në Greqi, në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015. Bëhet fjalë për ministra që shërbyen në ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë dhe Zhvillimit për periudhën në fjalë dhe për ish kryeministrat Antóni Samará dhe Panagióti Pikraméno.

Dalja e emrave nga dosja në fjalë shkaktoi reagime të forta dhe të 10 politikanët thanë se nuk kanë asnjë lidhje me këtë skandal, duke folur njëkohësisht për «persekutimin e tyre penal».