Në mbledhjen e Eurogrupit që zhvillohet sot, pritet të shqyrtohen dy parakushtet e pazgjidhura të vlerësimit të tretë të programit të përshtatjes ekonomike, të cilat janë kushti për disbursimin e nën-këstit prej 5,7 miliard euro në gjysmën e dytë të muajit Mars 2018, por dhe faza e parë e negociatave për vlerësimin e fundit.

Ndërkohë, në mbledhjen e EuroWorking Group në datën 2 Mars 2018, u konfirmua se të gjitha parakushtet e vlerësimit të tretë janë zbatuar.

Nga 5,7 miliardë euro, mendohet që një shumë prej rreth 1,9 miliard euro, të destinohet për fondin e sigurisë, që vendi dëshiron të krijojë, në kuadrin e planit për dalje të pavarur në tregjet financiare, pas përfundimit të programit grek në muajin Gusht të këtij viti.