Në Soúnio takohen sot për herë të dytë ministrat e Jashtëm të tetë vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit, në kuadrin e iniciativës që kanë ndërmarrë dhe realizojnë së bashku ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Hungarisë, Nikos Kotzias dhe Péter Szijjártó.

Tetë ministrat e Jashtëm- të katër vendeve anëtare të BE-së të Vishegradit (Hungaria, Polonia, Sllovakia, Çekia) dhe të katër vendeve ballkanike – anëtare të BE-së (Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania) – do të diskutojnë për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim do të marrin pjesë si vëzhgues dhe ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë kandidate për anëtarësim në BE. (Shqipëria, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë,Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina) por dhe të Sllovenisë dhe Qipros.

Takimi i parë ministror u mbajt në Budapest në Dhjetor të vitit 2017, me pjesëmarrjen e «8» ministrave dhe vëzhguesve nga Ballkani Perëndimor.