Siç njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë të shkallës Richter, u shënua në orën 01:49 në agim, në zonën detare në lindje të ishullit Alonníso,

Tërmeti u bë i ndjeshëm në Évoia, por dhe në zona të tjera, madje dhe në Athinë.

Sipas njoftimit të Institutit, epiqendra e tërmetit ishte 32 km në lindje të ishullit Alonníso, ndërsa thellësia fokale ishte rreth 13 km. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.