Dy turistë të vdekur, një suedez 27 vjeç dhe një turk 39 vjeç, 90 të plagosur dhe dëme në ndërtesa është bilanci i parë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter, që tronditi në orën 01:32 në mesnatë ishullin Ko, epiqendra e të cilit lokalizohet 15 km në lindje të ishullit, në afërsi të bregdetit turk dhe në një thellësi fokale prej 8 km.

Shtatë minuta pas tërmetit të madh u shënua një tërmet i dytë me magnitudë 5,1 ballë i shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në zonën detare, në lindje të ishullit Pátmos.

Shumë banorë dhe vizitorë të ishullit për shkak të panikut që mbizotëroi, e kaluan natën në rrugë.

Dëmet sipas vlerësimeve të para, duket se kufizohen në qendrën e ishullit Ko dhe pritet të fillojë nga sot regjistrimi i plotë dhe vlerësimi i situatës.

Ministri i Infrastrukturave dhe Transporteve Hrístos Spírxis, i cili tashmë ndodhet në ishull në krye të një ekipi qeveritar, tha se problemet më kryesore që ka shkaktuar tërmeti janë në port, ndërsa aeroporti nuk ka asnjë problem dhe funksionon normalisht.