«Dalja e vendit nga memorandumi do të shoqërohet nga një program monitorimi pa kushte të reja, që do të përfshijë gjithçka që është arritur tashmë me institucionet».

Këtë thekson ministri i Financave Efkleídis Tsakalótos në një intervistë me gazetën «Efimerída ton Syntaktón».

«Tregjet pothuajse parashikojnë një dalje të suksesshme nga programi dhe tashmë strategjia e zhvillimit ekonomik që ne paraqesim, në thelb tregon përpjekjen për të krijuar planin tonë tërësor, që do të jetë i besueshëm në tregjet financiare si dhe në shoqërinë greke», vë në dukje z.Tsakalótos.

Ministri grek i Financave karakterizon «të pasakta» botimet në shtyp, që flasin për zgjedhje të parakohshme. Dhe thekson në mënyrë karakteristike se «koha është në favor të qeverisë dhe çdo muaj që kalon është më i vështirë për rivalët tanë, jo për ne».