Sot do të mbahet takimi i Kryeministrave të Greqisë, Aleksis Tsipras dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev për çështjen e emrit të vendit fqinj, në kuadrin e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në Sofje.

Në darkën e liderëve dhe në Samitin përgatitor të Partisë Socialiste Europiane, të dy kryeministrat u shfaqën optimistë për rezultatin e takimit të sotëm të tyre.

«Kemi bërë shumë hapa përpara, por ende kemi një distancë të gjatë për të kaluar», shkruan kryeministri grek në një postim të tij në Twitter dhe nënvizoi se «metrat e fundit janë gjithmonë më të vështirat».

Nga ana e tij, zoti Zaev foli për një «moment pozitiv, që të konfirmojmë atë që është arritur deri më sot».

Burime të qeverisë theksojnë se gjithshka varet nga gatishmëria e vendit fqinjë, për të zbatuar zgjidhjen erga omnes që kërkon qeveria greke, që në thelb do të thotë konsensus për ndryshimin e Kushtetutës së vendit fqinj.