Kryeministri AleksisTsipras pas përfundimit të Samitit të Lartë të kuartetit (Greqia-Bullgaria-Rumania-Serbia) që u zhvillua në Selanik dhe gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrat e Bullgarisë Boyko Borisov, kryeministren e Rumanisë, Viorica Dăncilă dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić tha se «mbyllet një cikël i progresit dhe hapet një tjetër cikël i ri edhe më premtues».

«Unë mendoj, se kemi përpara një të ardhme të re dinamike, mjafton që të kemi një vizion për rajonin tonë dhe të bëjmë hapa të guximshme progresi, edhe nëse shpesh ato bëhen kundër rrymës popullore», tha z.Tsipras dhe vuri në dukje: «Vetëm me këto hapa të rëndësishme, mund të hedhim themelet për një Ballkan evropian, demokratik, që nuk do të ketë si bazë nacionalizmin, fobinë apo pasivitetin, por do të ketë si bazë zhvillimin dhe bashkëpunimin e përbashkët».

Siç tha kreu i qeverisë greke, të katër udhëheqësit nënvizuan mbështetjen e tyre për të Drejtën Ndërkombëtare, si kornizë mbi të cilën duhet të ndërtohet bashkëpunimi dhe dialogu i tyre.

Kryesisht, të katër liderët folën për perspektivat pozitive që hapen në rajonin e gjerë në fushën e ekonomisë, transportit dhe infrastrukturës.