Në një seancë plenare të jashtëzakonshme të Parlamentit më 6 Shkurt u dërgua dosja për çështjen Novartis, në mënyrë që të hetohet, nëse kanë përgjegjësi penale të dhjetë personat politikanë, emri i të cilëve përfshihet në këtë çështje gjatë periudhës 2006-2015.

Nënkryetarja e parlamentit, Tasía Christodoulopoúlou raportoi emrat që thuhet se përfshihen në këtë skandal: dy ish kryemintra, Antóni Samará dhe Panagióti Pikramméno dhe ministrat Dimítri Avramópoulo, Andréa Lovérdo, Andréa Lykouréntzo, Mário Salmá, Ádoni Georgiádi,Giánni Stournára, Evángelo Venizélo dhe Geórgio Koutroumáni.

Sipas dosjes, të lartpërmendurit hetohen për akte penale të tilla si krimi i pastrimit të parave, ryshfeti dhe pabesia në lidhje me shërbimin e tyre.

Znj.Christodoulopoúlou njoftoi se dosja me të dhënat përkatëse është në dispozicion të përfaqësuesve të partive dhe për deputetët e interesuar.

Të dhjetë personat politikanë që përfshihen në çështjen Novartis thanë ketegorikisht se nuk kanë asnjë lidhje me këtë skandal, ndërsa Antónis Samarás, Ádonis Georgiádis dhe Andréas Lovérdos thanë se do të bëjnë padi në Gjykatën e Lartë.