Vdiq më 9 Nëntor në Paris, në moshën 75 vjeç, Kóstas Vergópulos, një ekonimist i shkëlqyer, intelektual dhe shkrimtar.

Kóstas Vergópulos lindi në Athinë në vitin 1942 dhe më pas studioi për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe Shkencat Ekonomike në universitetin Sorbonne të Parisit, (Université Paris-Sorbonne), ku ai mori doktoratën e tij.

Në vitin 1974 u zgjodh si profesor i shkencës ekonomike në këtë universitet dhe më vonë në vitin 1992 si profesor i ekonomisë politike në Universitetin Pántio të Shkencave Sociale dhe Politike të Athinës.

Ai ka shërbyer si drejtor i programit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mesdheun (UNITAR) dhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Liberalizimin dhe Konkurrencën në Evropë.

Kóstas Vergópulos ka shkruar dhe ka marrë pjesë në shkrimin e veprave të ndryshme shkencore, shumë prej të cilave janë përkthyer nga gjuha greke në gjuhë të tjera.