Një nga varret më të mëdha të skalitur mikenase që janë gjetur deri më sot në Greqi, u zbulua në Prosílio të Bashkisë së Levadéon, pranë qytezës Orchomenó.

Konkretisht, është fjala për varrin e nëntë me madhësinë e një dhome, nga rreth 4.000 që janë zbuluar në 150 vitet e fundit.

Zbulimi arkeologjik u bë gjatë vitit të parë të programit pesëvjeçar të bashkëpunimit midis ministrisë së Kulturës dhe Sporteve, Drejtorisë së Antikiteteve të Viotías dhe Shkollës Britanike të Athinës/ Universiteti Cambridge.

Ndërtimi i varrit, i cili është monumental dhe dëshmon kujdesin e veçantë që u tregua për krijimin e tij, përbëhet nga dhoma e të vdekurit, në të cilën të drejton një rrugë e gdhendur, me gjatësi 20 metra, që përfundon në një sallë mbresëlënëse me sipërfaqje 42 m².

Sipas ministrisë, ndërtimi i varrit daton afërsisht në mes të shekullit të 14-të para krishtit dhe vlera e tij qëndron në faktin, se është një nga varret më të mira të dëshmuara deri sot të periudhës mbretërore në Greqinë kontinentale.