Në kuadrin e koncerteve që përfshin veprimtaria kulturore – muzikore «SummERTime – Verë në Agia Paraskevi 2017», të cilën e bashkë-organizojnë Radiotelevizioni publik ERT dhe Bashkia e Agia Paraskevis, të Premten 21 Korrik 2017, në orën 21:00, Assoi Salvador, Vangélis Germanós, Johnny Vavouras dhe Cadillacs na ftojnë për një udhëtim të veçantë muzikor.

Koncerti do të hapet nga banda Assoi Salvador i cili morri pjesë me sukses në YourBand @ ERT.

Banda më e gëzuar e qytetit, që do të paraqesë një program me muzikë të ndryshme si swing, rumba, reggae, ska, funk, mambo…përbëhet nga Salvador (kitarë, vokal, kompozime origjinale dhe orkestrime), Ánta Seraïdári (vokal), Kóstas Stáïkos (saksofon, vokal), Ángelos Georgákis (bass, vokal) dhe Vangélis Korakás (drums).

Këngëtari i dëgjuar Vangélis Germanós na premton për një mbrëmje të veçantë muzikore me këngët e tij të sukseshme dhe shumë të dashura për publikun.

«Krouaziéra» e këngëtarit karizmatik është tashmë 35 vjeç dhe ai na fton ta këndojmë së bashku me këngët «Kipouró», «Apókliro», «Grámma», «Vrahykýkloma», «Gio tou anémou» si dhe me të gjitha këngët e tjera tij, të dashura për publikun.

Vangélis Germanós shoqërohet nga tre muzikantë të shkëlqyer jazz, përbërë nga Pári Gangastáthi (Hammond), Máno Lúta (bass) dhe Pávlo Logará (drums).

Këngëtari i veçantë Johnny Vavouras dhe grupi Cadillacs na argëtojnë për 30 vjet me meloditë e tyre ritmike. Besnik në muzikën e viteve 50-të me ritëm rok n ‘roll, swing dhe blues gjallërojnë jukebox-in e ëndrrave të tyre dhe gjithmonë duke pretenduar fëmijërinë e tyre dhe gëzimin për jetën.

Ju ftojmë në oborrin e Radiotelevizionit publik ERT, për të shijuar një eksperiencë unike vizuale dhe audio.

Koncertin e prezanton Andréas Rodítis, ndërsa në transmetimin nga Programi i Dytë dhe Zëri i Greqisë i Radios publike do të jetë Siderís Príntezis.

Koncerti do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik ERT-2, nga Programi i Dytë dhe Zëri i Greqisë i Radios publike si dhe nga mediat, në të cilat Radiotelevizioni publik ERT ka një prani të madhe nëpërmjet Internetit.

Hyrja për publikun është falas dhe fillon në orën 20:30, ndërsa koncertet fillojnë në orën 21:00.

Ju presim të vini të gjithë!