Kryeministri Aleksis Tsipras kishte dje pasdite një komunikim telefonik me homologun e tij të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Zoran Zaev, i cili zgjati një orë dhe u zhvillua në një klimë të mirë, siç konfirmohet nga të dyja palët.

Në një deklaratë të Zyrës së Shtypit të kryeministrit Zoran Zaev, thuhet se u diskutuan çështjet e mbetura për një zgjidhje përfundimtare dhe u shqyrtuan ide të ndryshme.

Të dy kryeministrat ranë dakord të komunikojnë përsëri sot për vazhdimin e bisedës së tyre.

Në Greqi, burime diplomatike përsërisin se e vetmja marrëveshja që mund të ekzistojë, është një marrëveshje për të gjitha çështjet dhe se kushtet themelore për zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit fqinj janë emri i përbërë erga omnes dhe revizionimi i kushtetutës së vendit fqinj.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Níkos Kotziás në një intervistë të tij me një televizion privat theksoi se pala greke dëshiron një marrëveshje, që të ketë mundësinë për të mbijetuar në kohë.

Z.Kotziás bëri të qartë se sa i përket gjuhës, do të përcaktohet se kjo gjuhë nuk ka asnjë lidhje me gjuhën e lashtë greke, nuk pretendon asnjë trashëgimi dhe se është një gjuhë që bën pjesë në grupin e gjuhëve sllave.